RMV, përsëri të mbahen maska në objektet shëndetësore, rekomandoi KSI

Komisioni për Sëmundjet Infektive do t’i rekomandojë Ministrisë së Shëndetësisë që maskat të bëhen të detyrueshme në objektet shëndetësore si parandalim kundër Covid-19, transmeton Portalb.mk.

“Në mbledhjen e sotme u shqyrtua situata me Covid-19 dhe pas analizave të detajuara që bëmë, u dha vetëm një rekomandim, pra përdorimi i detyrueshëm i maskave sërish në objektet shëndetësore. Kjo është para së gjithash që infeksioni të mos transmetohet aty ku ka grupe vulnerabël dhe në të cilat mund të paraqitet përfundim fatal”, tha Zllate Mehmedovi1, zëdhënës i Komisionit.

Ai tha se numri i të infektuarve me Covid-19 është i ulët, gjegjësisht në muajin gusht janë diagnostikuar 112 persona. Aktualisht janë të shtruar në spital 7 persona, disa prej të cilëve janë nën mbështetje të oksigjenit.

Mehmedoviq ka bërë të ditur se për momentin nuk ka rekomandime për maska ​​në transportin publik dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta, ndërsa sa i përket mbajtjes së maskave nëpër barnatore, Mehmedoviq sqaron se në ato objekte rekomandimet janë joformale.