RMV, për dy javë janë dhënë mbi 12 mijë letërnjoftime të reja

Në Maqedoninë e Veriut janë dhënë nga 891 letërnjoftime në ditë nga Ministria për Punë të Brendshme, në kuadër të aksionit të policisë për të mbuluar në këtë periudhë kërkesat e larta të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm për dy javë janë shpërndarje gjithsej 12 476 letërnjoftime, gjegjësisht mesatarja nga 891 në ditë, që është katër herë e gjysmë më shumë sesa periudha e mëparshme prej 50 ditë (18.01.2024-09.03.2024), kur ishin shpërndare 10 100 letërnjoftime, gjegjësisht 202 brenda ditës”, njoftoi ministri Pançe Toshkovski.

Ai vlerësoi që mënyra e re e shpërndarjes së letërnjoftimeve të gatshme nëpër stacionet policore sa më afër vendbanimeve, është realizuar shpërndarje më efikase.

Ndryshe, javën e kaluar në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur edhe 400 mijë formularë të ri për letërnjoftime. Ndërkohë banorët e Shkupit mund t’i marrin letërnjoftimet e reja në stacionet policore sipas vendbanimit.

Po ashtu, banorët të Shkupit kanë mundësi të kontrollojnë statusin e letërnjoftimit, patentë shoferit dhe pasaportes përmes ueb-faqes së MPB-së. Kontrollimin mund ta bëni në këtë link.