Putini thotë se sulmi në Moskë u krye nga ”radikalistët islamikë”, por fajëson edhe Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se sulmi që ndodhi në një sallë koncertesh në Moskë të premten u krye nga radikalistët islamik.

“Ne e dimë se krimi është kryer nga islamikë radikalë, ideologjinë e të cilëve vetë bota islame e ka luftuar për shekuj”, tha Putin.

Por, ai u shpreh se edhe Ukraina ishte fajtore për sulmin, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Është gjithashtu e nevojshme t’i përgjigjemi pyetjes pse terroristët u përpoqën të shkonin në Ukrainë pasi kishin kryer një krim, kush i priste ata atje? Është e qartë se ata që mbështesin regjimin e Kievit nuk duan të jenë bashkëpunëtorë të terrorit dhe sponsorizues të terrorizmit, por ka vërtet shumë pyetje”, tha Putin.

“Ne e dimë nga duart e kujt është kryer kjo mizori kundër Rusisë dhe popullit të saj dhe ne jemi të interesuar se kush është nxitësi”, u shpreh tutje ai.