RMV, pastrimi i lindanit në OHIS pauzon tashmë gjashtë muaj, deponia e vogël nuk do të përfundohet as sivjet

Pastrimi i lindanit toksik në OHIS është pezulluar tashmë gjashtë muajsh. Në gusht të vitit të kaluar përfundoi gërmimi i pjesës së tretë të deponisë së vogël dhe që atëherë punët kanë ngecur. Ministria e Mjedisit Jetësor paralajmëroi vitin e kaluar se pastrimi i pjesës së katërt të deponisë së vogël do të vazhdojë nga ky muaj, por tashmë edhe ajo datë është zhvendosur për nga mesi i marsit, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Arsyet e vonesës janë të ngjashme me ato të vitit të kaluar, kur gjithashtu kishte pauzë disamujore në pastrimin e mbeturinave të rrezikshme midis pjesës së dytë dhe të tretë. Edhe pse bëhet fjalë për të njëjtën deponi, çdo pjesë e saj i nënshtrohet procedurave administrative, të cilat, dukshëm janë të gjata dhe të ndërlikuara. Sipas informatave nga Ministria, procedura administrative për pjesën e katërt është ende po vazhdon. Deri para pak kohësh, nuk kishte as të holla të mjaftueshme në Fondin multipartner që e udhëheq UNOPS për përfundim të pastrimit. Para një muaji ministrja e Mjedisit Jetësor Kaja Shukova informoi se janë siguruar 2.5 milionë euro, një pjesë nga buxheti vendor, ndërsa një pjesë janë nga donator, me ç’rast mbyllet konstruksioni financiare për përfundim me këtë pikë të nxehtë.

“Pastrimi i pjesës së katërt ende nuk ka filluar. Kompania ‘Polieko’ duhet ta dorëzojë Planin për rehabilitim deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, me ç’rast i njëjti do të duhet të aprovohet. Parashikohet që pastrimi i pjesës së katërt të fillojë nga mesi i marsit të vitit 2024”, thuhet në informatën nga Ministia.

Pastrimi i deponisë së vogël me lindan filloi në mars të vitit 2022, ndërsa sipas paralajamërimeve fillestare duhej të përfundojë për më së shumti 18 muaj, ose deri nga fundi i vitit të kaluar. Megjithatë, dinamika e punëve tregojnë se mbeturinat e rrezikshme së shpejti nuk do të largohet nga shkupi. Nga Ministria thonë se duke pasur parasysh pauzat e gjata midis dy pjesëve, deponia e vogël nuk do të pastrohet as deri në fund të këtij viti. Vitin e kaluar, në pastrimin e pjesës së tretë, i cili përfundoi në gusht, u eksportuan dhe u asgjësuan 525 tonë të HCH mbeturina dhe 42 tonë të tokës së kontaminuar me HCH.

“Sasia e mbetur prej 168 tonë tokë e kontaminuar me HCH në tetë kontejnerë pritet të eksportohen dhe asgjësohen deri në javën e dytë të prillit sivjet. Dinamika e eksportit është kushtëzuar nga kapacitetet e disponueshme të impiantit për djegie, përkatësisht tre kontejnerë do të eksportohen më 13 shkurt, tre në javën e parë të marsit dhe dy në javën e parë të prillit”, informojnë nga Ministria.

Sipas profesorit Trajçe Stafillov, i cili ia ka kushtuar disa punime shkencore mbeturinave historike në vend, midis të cilëve edhe atij nga OHIS-i, izomeri gama i HCH, gjegjësisht lindani, i cili përdorej si insekticid, është më toksiku nga të gjithë izomerët. Në uzinë, izomeri delta është deponuar në deponinë e vogël, ndërsa izomerët alfa dhe beta si përzierje, në deponinë e madhe. Në një pjesë të deponisë së vogël gjatë gërmimit është zbuluar edhe sasi e vogël e merkurit, por nga Ministria thonë se prej atëherë nuk është zbuluar rast i ri i pranisë së materieve të tjera ndotëse, përveç HCH.

Deponia e vogël me lindan ka rreth 13.000 tonë, ndërsa në deponinë e madhe supozohet se ka rreth 50.000 tonë lindan. Gjithashtu, deponia në vendin Pelenicë afër Draçevës gjitashtu përmban sasi të mëdha të mbeturinave të rrezikshme, rreth 40.000 tonë HCH i pastërt dhe 6.500 tonë i përzier, së bashku me mbeturina nga fabrika pr qelq.

Pastrimi i deponive në OHIS ka rifilluar në qershor pas një pauze gjashtëmujore. Matjet dhe hulumtimet treguan se gërmimi i deponive për t’i pastruar nuk ndikon në ndotjen e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve. Janë siguruar 2.5 milionë euro të reja për të përfunduar pastrimin e deponisë së vogël të lindanit në OHIS. Ministrja e Mjedisit Kaja Shukova bëri me dije se një pjesë e parave sigurohen nga buxheti i brendshëm, ndërsa një pjesë janë nga një donator, i cili mbyll konstruksionin financiar për përfundimin e pastrimit të kësaj pike të nxehtë.