Pas një pauze prej më shumë se gjashtë muajsh vazhdon pastrimi i lindanit në OHIS

Vazhdon pastrimi i lindanit nga deponia e vogël në OHIS. Pas më shumë se gjashtë muajsh ndërprerje pune në terren, këtë muaj më në fund u finalizua Plani për rehabilitim i përgatitur nga kompania Polieko dhe gërmimi i mbetjeve të rrezikshme vazhdoi në pjesën e tretë të deponisë. Siç informojnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në këtë pjesë të deponisë duhet të pastrohen rreth 525 tonë mbeturina HCH dhe 210 ton tokë e kontaminuar me HCH. Sipas dinamikës së propozuar të punës, do të përfundojë deri në fund të vitit, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e Qeverisë të mbajtur më 6 qershor Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është ngarkuar me vendim për miratimin e planit të rehabilitimit për pjesën e tretë. Vendimi për miratimin e planit për rehabilitimin e  pjesës së është miratuar më 9 qershor, ndërsa pastrimir ka filluar më 12 qershor”, bën të ditur Ministria e Mjedisit.

Në dy pjesët e para të deponisë, që nga fillimi i pastrimit në prill të vitit të kaluar, janë eksportuar dhe asgjësuar 957 ton mbetje HCH dhe 127 ton tokë e kontaminuar me HCH. Edhe sasitë e reja të mbetjeve të rrezikshme që tani po pastrohen do të eksportohen në të njëjtat vende. Lindani do të shkatërrohet në një incenerator në Francë, ndërsa toka në Gjermani.

Ministria nuk specifikon se kur do të përfundojë plotësisht pastrimi i deponisë së vogël me lindan. Afati fillestar, i cili parashikonte që mbetjet e rrezikshme të eksportoheshin deri në fund të vitit, i vendosur në fillim të procesit, me shumë gjasa nuk do të respektohet për shkak të ndërprerjes disamujore të punës. Tani për tani nuk ka momente të reja sa i përket mundësisë së pastrimit të deponisë së madhe dhe institucionet nuk kanë vendosur as të pastrojnë me lindan deponinë e tretë, Pelenicën, e cila ndodhet jashtë oborrit të ish-industrisë kimike.

Deponia e madhE besohet se përmban rreth 50,000 ton lindan, ndërsa deponia e Pelenicës përmban gjithashtu sasi të mëdha mbetjesh të rrezikshme, rreth 40,000 ton HCH të pastër dhe 6,500 ton të tjerë të përzier, së bashku me mbetjet nga një fabrikë qelqi. Përqendrime të larta të HCH në Pelenicë u zbuluan në shtresën e sipërme të tokës, në një thellësi më pak se 20 centimetra, ndërsa lindani i pastër u gjet vetëm në një thellësi prej gjysmë metri. Deri para pak kohësh në OHIS ruheshin 64 tonë dhjetëra kimikate të tjera të rrezikshme, të cilat në dy vite, në gjithsej shtatë eksporte mbetjesh kimike, u eksportuan për asgjësim në disa vende.

Reparti i lindanit në fabrikë ka funksionuar nga viti 1964 deri në vitin 1977, kur u mbyll për arsye ekologjike. Gjatë kësaj periudhe janë prodhuar rreth 2.800 ton lindan që rezultoi me rreth 25.000 ton izomere joaktive, të cilat janë hedhur në mënyrë joadekuate dhe ende përbëjnë rrezik për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Lindani është vërtetuar në ajër duke filluar nga Qendra e deri në Gjorçe Petrov, dhe sipas analizave të fundit të perimeve të kultivuara në afërsi të fabrikës, nga nëntë mostra, tek tre janë vërtetuar përqendrime më të larta të izomerit alfa. Deri pak kohë më parë në OHIS ruheshin 64 tonë dhjetëra kimikate të tjera të rrezikshme, të cilat për dy vite me gjithsej shtatë eksporte të mbeturinave kimike, u eksportuan për asgjësim në më shumë shtete.