RMV, padi ndaj kompanisë dhe udhëheqësit të saj për shkak se kundërligjshëm ka prodhuar kanabis

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një shkupjani dhe një kompanie nga Shkupi për shkak dyshimeve për prodhim të kanabisit, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal në PTHP Shtip kundër udhëheqësit të një subjekti juridik D.K. (30) nga Shkupi dhe kundër personit juridik nga Shkupi për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për veprën e kryer penale sipas nenit 95-v paragrafi 2 i Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope”, sqaroi Policia.

Atij I janë sekuestruar 1 260 gram marihuanë, pasi janë konstatuar parregullsi gjatë kontrollit të kryer nga policia. Në këtë aksion janë sekuestruar edhe kërcell dhe degë të thara të kanabisit.

“I denoncuari i parë, si person përgjegjës në personin juridik të denoncuar, pas pranimit të aktvendimit të datës 27.05.2024 nga Ministria e Shëndetësisë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 26-b të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope, përkatësisht nuk i është përmbajtur elaboratit për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore”, sqaroi Policia.