Mijëra bursa për nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar sot konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve në Maqedoninë e Veriut. Bursat janë për kategori dhe drejtime të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

Studentët e ciklit të parë që janë në universitet publike dhe private në RMV, do të mund të aplikojnë për 1 470 bursa në grupën e parë, 900 bursa në grupi ne dytë, 760 bursa në grupin e tretë dhe 30 bursa për grupin e katërt.

Studentët duhet të jenë të rregullt, të mos kenë përsëritur vitin, të mos jenë shfrytëzues të bursave tjera dhe të jenë shtetas të RMV-së.

“Aplikimi është vetëm në formë elektronike. Dokumentacioni nuk dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Studentë të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit fletëparaqitjes të plotësuar në formë elektronike ia bashkëngjisin dokumentacionin përkatës:  http://e-uslugi.mon.gov.mk prej datës 01.11.2025  deri më 15.11.2025”, sqaroi Ministria.

Vlera e bursës është nga 6 mijë denarë deri 18 mijë denarë.

Ministria sot ka shpallur edhe konkursin për ndarjen e 900 bursvae për mbështetjen sociale për nxënësit e shkollave të mesme në RMV gjatë vitit shkollor 2025/2026. Afati për aplikim te bursat e nxënësve është nga 1 tetorit e deri më 15 tetor. Vlera mujore e bursës është 3 500 denarë.

U shpall konkurs edhe për ndarjen e 50 bursave për nxënësit e talentuar, 150 bursa për nxënësit e talentuar nga arti, 150 nxënës që janë sportist të talentuar, 50 bursa për nxënësit pa prind, 180 bursa për nxënësit me nevoja të veçanta, 300 bursa për nxënësit e regjistruar në disa drejtime të veçanta, 150 bursa për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme trevjeçare dhe 1570 nxënës në paralelet e arsimit profesional (dual).