RMV, nxënësit dhe studentët edhe një javë kanë mundësi të nënshkruajnë marrëveshjen me Ministrinë nëse janë bursistë

Deri më 15 dhjetor do të kenë mundësi nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut të nënshkruajnë marrëveshjen me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë për rritjen e vlerës së bursës, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët kanë ushtruar të drejtën e bursës para se të rriten vlerat e bursave, ndërsa të cilët kanë nënshkruar aneks të marrëveshjes për rritjen e vlerës së bursës, se duhet t`i nënshkruajnë marrëveshjet në shtojcë të kësaj informate dhe t`i dorëzojë në ministri më së voni në datë 15 dhjetor 2023”, raportoi Ministria.

Ministria alarmoi që marrëveshjet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen.

“Me këto marrëveshje do të rregullohet pagesa e diferencës së bursave për barazimin e tyre nga momenti i rritjes së bursës deri në nënshkrimin e aneksit të marrëveshjes për bursa”, sqaroi Ministria, duke theksuar që pagesat do të bëhen në tre këste te studentët, ndërsa te nxënësit përnjëherë.

Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 29 dhjetor duhet të publikon rezultatet e bursave studentore për 2870 përfitues. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.