Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Strategjinë për transparencë me Planin Aksionar për periudhën 2023-2026

Qeveria në seancën e 204-t e shqyrtoi dhe miratoi Strategjinë për transparencë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, propozuar nga Kabineti i zëvendëskryeministres së ngarkuar për politika për qeverisje të mirë, raporton Portalb.mk.

Fushat me prioritet, në përputhje me Strategjinë, janë: përmirësimi i transparencës aktive, përmirësimi i qasjes deri te informacionet me karakter publik, transparencës fiskale të Qeverisë dhe organeve tjera qeverisës, përmirësimi i mundësisë digjitale të institucioneve për lehtësimin dhe automatizimin e procesit të hapjes së të dhënave, si dhe përforcimi i mekanizmave për llogaridhënie në politikbërje.

Masat në detaje janë përpunuar në Planin Aksionar për periudhën 2023-2026, ku janë konkretizuar aktivitetet, afati kohor për zbatim, vlerësimi i mjeteve financiare të nevojshme për zbatimin e aktiviteteve, bartësit e aktiviteteve, si dhe institucionet e përfshira në zbatimin e aktiviteteve.

Strategjia është rezultat i punës së grupit të punës së përbërë nga përfaqësuesit e organizatave qytetare, institucioneve, përfaqësuesit e mediatik dhe akademik, që është pjesë e mbështetjes që Fondacioni Metamorfozis e jep në kuadër të bashkëpunimit me kabinetin e zëvendëskryeministres Gerkovsa, dhe përmes projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV:, që e realizon Metamorfozis me mbështetjen financiare nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Maqedoni.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 6 dhjetor ka zhvilluar seancën 204-t, ku u miratua Strategjia për zhvillimin e transparencës përmes Planit Aksionar 2023-2026.