RMV, numri i të dënuarve për vepra penale vitin 2022 ishte më i lartë se vitin 2021

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i personave të rritur të denoncuar – autorë të njohur, gjatë vitit 2022 krahasuar me vitin 2021, është rritur për 1.6 %, transmeton Portalb.mk.

Në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, numri i personave të rritur të dënuar është rritur për 1.8 %, ndërsa numri i personave të akuzuar është zvogëluar për 0.4 %.

Numri i denoncimeve të fëmijëve që janë në konflikt me ligjin – autorë të krimeve, në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, është zvogëluar për 19.7 %.

Gjatë vitit 2022 krahasuar me vitin 2021, numri i fëmijëve të dënuar të cilët janë në konflikt me ligjin – autorë të krimeve, është zvogëluar për 31.4 %

Detaje më të hollësishme për veprat penale në vitin 2022 gjeni KËTU.