RMV, një veturë me katër persona bie në lumin Lepenc, një person është nxjerrë, po kërkohen edhe tre të tjerë

Një veturë me katër persona është aksidentuar sot në rrugën Shkup – Prishtinë, si pasojë e të cilit ka rënë në lumin Lepenc, në afërsi të tunelin, transmeton Portalb.mk.
Një person është shpëtuar, ndërsa policia është duke zhvilluar një aksion të madh shpëtimi për gjetjen e tre personave të tjerë.
“Sot rreth orës 15 është denoncuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident në të cilin është aksidentuar automjeti “volksvagen” me regjistrim të Shupit, i drejtuar nga B.B nga Shkupi dhe një automjet “bmw” ne regjistrim të Kosovës, i drejtuar nga N.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në automjetin “bmw”, përkrah shoferit ka pasur edhe tre bashkudhëtarë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar në SPQ “8 shtatori”, ndërsa tre pesonat e tjerë po kërkohen”, thanë për Plusinfo nga MPB.