MPJ: Një fëmijë nga Gostivari ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në Shqipëri

Ministria e Jashtme informoi se sot në rrugën magjistrale Elbasan – Peqin në Shqipëri, ka ndodhur një aksident i rëndë, në të cilën ka ndërruar jetë një fëmijë tetëvjeçar, A.K. nga Gostivari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy bashkëudhëtarët, T.B dhe R.K jashtë jashtë rrezikut për jetë dhe në mjekim në një spital lokal në Elbasan, transmeton Portalb.mk.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, siç është theksuar në kumtesën e MPJ-së, është në komunikim me institucionet kompetente në Shqipëri dhe familjen e fëmijës së ndjerë dhe janë vendosur në dispozicion për asistimin në lidhje me sjelljen e kufomës nga Shqipëria.

“Gjithashtu, informojmë se, në dispozicion janë telefonat kujdestar të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë +355689019198 dhe SOS telefoni i Ministrisë së Punëve të Jashtme 07 273 732”, thuhet në kumtesë.