RMV, një person ndërroi jetë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar në ndeshjen ndërmjet automobilit dhe kombit

Banori i Manastirit K.K. (42) e ka humbur jetën, ndërsa 19 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në aksidentin e komunikacionit i cili pasdite ka ndodhur në aksin rrugor rajonal Manastir – Demir Hisar, raporton MIA.

Nga SPB Manastir konfirmuan se në aksidentin e komunikacionit i cili ka ndodhur në orën 14:57 kanë marrë pjesë një veturë “Pezho” dhe një furgon, që të dy me targa të Manastirit.

“Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur ndërmjet një furgoni të drejtuar nga A.S. (25 vjet) nga fshati Virovë, i Demir Hisarit, i cili transportonte 18 punëtorë nga një fabrikë e Manastirit, dhe veturës ‘pezho’ e drejtuar nga K.J. (36 vjet) nga Manastiri. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë bashkëudhëtari në veturë K.K. (42 vjet)”, konfirmuan nga SPB Manastir.

Në deklaratë për MIA-n, Elizabeta Ivanovska, drejtoreshë e ISHP Spitalit Klinik – Manastir theksoi se menjëherë pas aksidentit, në repartin e ortopedisë janë pranuar 13 persona dhe të gjithëve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe nuk janë shtruar në spital. Në repartin e neurokirurgjisë janë kontrolluar 4 persona, u është bërë incizim me kompjuter, përderisa në lëvizje janë edhe mjekët në repartin e kirurgjisë, të cilët kanë kontrolluar 3 persona të lënduar në aksident dhe të njëjtëve u është bërë incizim me kompjuter. Të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetë.