RMV, nevojiten tetë vota për shkarkim të një gjykatësi, ndërsa në rastin me Enver Bexhetin nuk kishte, thotë kryetari i Këshillit Gjyqësor

Nevojiten tetë vota për shkarkim të një gjykatësi, ndërsa në rastin me Enver Bexhetin nuk kishte, thotë kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev në intervistë për 360 Gradë , pas vendimit që të shqiptohet gjobë në të holla për gjykatësin e Gjykatës së Apelit të Shkupit Enver Bexheti, i cili më shumë se nëntë muaj në sirtar e ka mbajtur lëndën për përgjim joligjor “Target-Fortesa”. Sipas Georgievit, procedura për konfirmim të përgjegjësisë tek një gjykatës ka disa etapa të vendosjes pas raportit nga komisini treanëtarësh, njofton Portalb.

“Tani me ligjnin e ri sipas të cilit punojmë nga viti 2019 ky komision nuk jep propozim, por përgatit raport faktik nga ngjarjet të cilat janë lëndë e vlerësimit, gjegjlsisht nga kërkesa në të cilën kërkohet përgjegjësi për gjykatësin. Propozim nuk ka, por në pajtueshmëri të ligjit është paraparë se pas gjendjes faktike miratohet vendim në të cilën me të paktën shtatë vota ndërpritet procedura. Në këtë rast nuk është ndërprerë me shtatë vota, por vazhdohet tutje. Në pajtueshmëri të ligjit, shkojmë sipas radhitjes. Të paktën tetë vota nevojiten që të sillet vendim për shkarkim të një gjykatësi, ndërsa në këtë rast nuk kishte tetë vota. Kur është gjendja e këtillë, në pajtueshmëri të ligjit, vazhdohet të shkohet fillimisht me masa disiplinoretë cilat janë të shfaqura në gjoba në të hola prej 15-30 përqind dhe dënimi më i vogël është qortimi ose qortimi publik. Në këtë rast, tetë vota fitoi ulje prej 20 përqind nga paga në periudhë prej gjashë muajsh”, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Sipas Georgievit, gjykatësit vendosin sipas bindjes personale, ndërsa një pjesë e tyre janë shprehur argumentet se pse kanë votuar kundër shkarkimit të gjykatësit Bexheti.

“Ky gjykatës i cili e ka pasur lëndën si raportues në procedurë të shkallës së dytë është vetëm një nga gjykatësit në Këshill që ka vendosur, në këtë rast kanë qenë pesë gjykatës. Këtu bëhet fjalë për Këshill Penal në të cilin ky gjykatës është raportues, por është i pëbërë nga të gjithë pesë gjykatës. Sipas bindjes së dikujt, një pjesë e kolegëve mendonin se ndoshta bëhet fjalë për përgjegjësi kolektive të gjithë Këshillit dhe këtu ishin argumentet e dikujt se pse vetëm ky gjykatës të mbajë përgjegjësi. Nga ana tjetër, ky gjykatës paraprakisht ka pasur rezultate solide në punën e tij, ka arritur pikë, ndërsa paraprakisht ka pasur edhe aplikim për avancim”, tha Georgiev.

Në pyetjen për jokonzistencën në vendimmarjen e Këshillit Gjyqësor i cili paraprakisht i shkarkoi gjykatëset Lidija Nedellkova dhe Sofija Laliçiq për vërejtje më të vogla, Georgiev thotë se edhe atëherë ka pasur mendime të ndryshme, por kanë dominuar votat e shumicës.

“Nga kjo distancë ndodhta do të dakordohen se në opinion kjo është prezantuar ndonjëherë si problem shumë më i madh që të kalojë me dënim disiplinor, ndërsa probemi është problem në varshmëri nga cila prizmë shihet. Të palejueshme ishin aktivitetet edhe të atyre gjykatësve për të cilët u vendos siç u vendos. Dëshiroj të potencoj se në fund vendimet e Këshillit janë lëndë e vlerësimit pas ankesës deri te Gjykata Supreme. Në rast se, për këta gjykatës, nga ajo që e di, në mënyrë të plotfuqishme janë përfunduar me vendim edhe të Gjykatës Supreme në Këshillin ankimues, i përbërë nga disa gjykatës, kështë që duhet t’i shohim gjërat në mënyrë juridike”, shtoi Georgiev.

Për ndikimin partiak ndaj vendimeve të Këshillit Gjyqësor, njeriu i parë i këtij institucioni theksoi se anëtarët janë profesionistë të cilët nuk duhet të lejojnë çfarëdo lloj ndikime, posaçërisht gjatë marrjes së vendimit për shkarkim ose për zgjedhje të një gjykatësi.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor gjobiti gjyqtarin e apelit Enver Bexheti, duke i shkurtuar gjashtë muaj nga 20 për qind të pagës pasi anëtarët zbuluan se ai ka mbajtur për nëntë muaj në sirtar dosjen për përgjimet, Target-Fortesa, tashmë të vjetëruar sipas ndryshimeve në Kodin Penal. Edhe pse kjo është vendosur, megjithatë, vendimi nuk është ende në fuqi. Publiku nuk ia njeh as fytyrën këtij gjyqtari.

“Pas një kërkese për gjyqtar të Gjykatës së Apelit, ndaj tij është shqiptuar masë disiplinore, ulje rroge në masën 20% të pagës mujore të një gjyqtari për një periudhë 6 mujore”, thuhet në vendimin e Këshilli Gjyqësor.