Ka ndërruar jetë personi që kujdesej për gjirafat, si dhe gjirafa në Kopshtin zoologjik

Në moshën 44-vjeçare ka ndërruar jetë personi që kujdesej në Kopshtin Zoologjik, Riste Trajkovski. Informatën e kanë konfirmuar të punësuar në ZOO Shkup, njofton Portalb.

“Riste ndërroi jetë natën e kaluar në shtëpinë e tij, ne në mëngjes dëgjuam për këtë. Në mëngjes na filloi dita e punës me një lajm shumë pikëllues dhe i tmerrshëm. Nuk e dimë se nga çka ka ndërruar jetë. Nesër është varrimi”, thonë të punësuarit.

Pak më vonë gjatë ditës ka ndërruar jetë edhe Flopi, gjirafa e fundit në Kopshtin zoologjk, e cila kishte rreth 10 vjet.

“Autopsia është duke u zhvilluar, nuk mundemi që zyrtarisht të dalim me informata”, thonë të punësuar në ZOO Shkup.

Së fundmi, gjirafa Kasper, një banore e preferuar për një kohë të gjatë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, ngordhi nga një infeksion “salmonelë”. Sipas analizave patohistologjike të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, është konstatuar se ky infeksion është konstatuar në stomakun, mëlçinë, shpretkë

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar në kopshtin zoologjik të Shkupit, për dy javë u vranë mbi 10 kuaj dhe mushka, që t’u jepen si ushqim kafshëve mishngrënëse, dëshmuan së paku tre punonjës të kopshtit zoologjik, ndërsa informacionin e konfirmoi drejtori Kristijan Stamenov.

Ndërkohë pas këtij skandalit që tronditi opinionin, u shkarkuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Kristijan Stamenov.

Ndërkohë, në qershor të këtij viti, Kopshti Zoologjik i Shkupit humbi statusin e kandidatit për anëtarësim në Asociacionin evropian të kopshteve zoologjike. Kjo erdhi për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të vendosura nga EAZA në dy vitet e fundit.