RMV, nesër shi dhe borë në male, moti do të stabilizohet nga e premtja

Nesër priten reshje lokale të kohëpaskohshme, veçanërisht në pjesët lindore të vendit. Në male dhe vendet më të larta do të ketë reshje borë. Pasdite, reshjet do të ndalen kudo. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Temperaturat minimale gjatë ditës së nesërme do të variojnë nga -1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup, temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 6 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, kushtet e motit do të stabilizohen nga e premtja. Gjatë fundjavës, dhe veçanërisht në ditët e para të javës së ardhshme, mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, me temperaturat e mëngjesit që do të bien nën zero kudo.