RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e benzinës dhe dizelit

Derivatet e naftës me çmime të reja nga sonte në pompat e benzinave në të gjithë vendin. Eurosuper BS-95 do të ulet për një denar për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të ulet për gjysmë denarë për litër. Çmimi me pakicë i Eurodieselit do të rritet për gjysmë denar, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Nga mesnata në pompat e benzinës Eurosuper BS-95 do të kushtojë 86 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të jetë në dispozicion për 88,50 denarë për litër. Dizeli mund të blihet për 86 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë (EL-1) do të kushtojë 85 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,055 den/kg dhe tani do të jetë 48,660 denarë për kilogram.

Me vendimin e fundit të RKEVU-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë ulur mesatarisht për 0,25 për qind krahasuar me vendimin e datës 29 shtator 2023.

Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme tregojnë rënie mesatare: për benzinën me 1,615 për qind, për dizelin rritje për 0,609 për qind, për vajin ekstra të lehtë ka rënie për 0,821 për qind dhe për mazutin rënia është për 0.998 për qind.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar pas së cilës janë përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,178 për qind.