RMV, Ministria e Mbrojtjes e para në rajon sipas indeksit të hapjes, ministria e Grubit në fund të listës

Ministria e Mbrojtjes është institucioni i parë i renditur në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon sipas raportit të fundit sipas Indeksit të Hapjes të Fondacionit Metamorfozis. Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, është lider në aspektin e hapjes në krahasim me Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Mbrojtjes me 89,72 për qind përmbushje të kritereve në katër shtyllat, aksesueshmëria, efikasiteti, integriteti dhe transparenca është në vend të parë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me 79,14 për qind renditet e dyta, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme me 78.9 për qind është në pozitën e tretë. Në lidhje me katër shtyllat mbi të cilat bazohet ky indeks i përbërë, Mbrojtja kryeson në fushën e transparencës, si dhe në fushën e integritetit, ku plotësohen 100 për qind e kritereve.

Në fund të listës së hapjes në Maqedoninë e Veriut janë Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve me Komunitetet (27,59%), Drejtoria e Policisë Financiare (37,08%) dhe Sekretariati për Çështje Evropiane (38,89%).

Tetë ministri (bujqësia, pylltaria dhe menaxhmenti i ujërave, shëndetësia, ekonomia, drejtësia, kultura, vetëqeverisja lokale, transporti dhe lidhjet dhe sistemi politik dhe marrëdhëniet me komunitetet) janë nën mesataren e ministrive që plotësojnë 61.58% të treguesve të hapjes.

Rezultati total i pushtetit ekzekutiv arrin pikën më të lartë prej 60.44% në përmbushjen e treguesve të transparencës (disponueshmëria publike e informacionit organizativ, buxheti dhe procedurat e prokurimit publik), dhe pikën më të ulët për efikasitetin prej 52.82%.

Krahasuar mes grupeve të institucioneve (Qeveria, ministritë dhe organet ekzekutive), më e hapura është Qeveria, e cila plotëson 79,14% të kritereve të përcaktuara për hapje. Pasojnë ministritë që plotësojnë 61,58% të treguesve dhe më pas autoritetet ekzekutive që kanë pikën më të ulët sipas Indeksit (54,04% përmbushje).

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, e cila foli pas prezantimit të Indeksit të hapjes për këtë vit, tha se ndihet krenare për suksesin e arritur, për të cilin tha se është i rëndësishëm rregullimi ligjor, por edhe vullneti për ta zbatuar atë, gjë që është evidente në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ngjarja mbi Raportin sipas Indeksit të Hapjes i Fondacionit Metamorfozis. Foto: Vanço Xhambaski
Ngjarja mbi Raportin sipas Indeksit të Hapjes i Fondacionit Metamorfozis. Foto: Vanço Xhambaski

“Fakti që jemi të parët në këtë hulumtim më bën krenare, por është rezultat i një ekipi të mirë, i përkushtuar ndaj këtij problemi, prioriteti numër një i të cilit është transparenca e Ministrisë. Është shumë e rëndësishme të kemi një rregullim ligjor që duhet ta ndjekim dhe kushti kyç që ai rregullim ligjor të zbatohet është të kemi vullnetin që ekziston në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Petrovska.

Ministrja theksoi se hapja e mbrojtjes përcaktohet me akte ligjore, me rregullore, me Strategji të Komunikimit, por edhe nga një ekip i përkushtuar që bashkëpunon me organizatat e shoqërisë civile.

Ngjarja mbi Raportin sipas Indeksit të Hapjes i Fondacionit Metamorfozis. Foto: Vanço Xhambaski
Ngjarja mbi Raportin sipas Indeksit të Hapjes i Fondacionit Metamorfozis. Foto: Vanço Xhambaski

“Dyert e të gjitha institucioneve duhet të jenë të hapura për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile sepse shumë shpesh ato japin zgjidhje që ndoshta institucionet dhe administrata nuk mund t’i njohin në atë moment. I jam mirënjohës organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë gjithmonë me vigjilencë punën e institucioneve”, tha ministrja.

Transparenca është përgjigja më e mirë ndaj dezinformatave dhe lajmeve të rreme, tha Petrovska dhe shtoi se Ministria është e gatshme të ndajë përvojat e saj për të ndërtuar rezistencë sociale ndaj këtyre dukurive të dëmshme.

“Institucionet duhet të jenë transparente sepse në botë, në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut ekziston një konkurrencë e fshehur se si të tregtohen të pavërtetat, si të zhvendosen institucionet dhe shoqëria nga aktivitetet e përditshme. Ne mbetemi të hapur dhe ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për institucionet e tjera”, nënvizoi ministrja.

Petrovska informoi se në kuadër të Ministrisë ka kohë që funksionon Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, e cila ka për detyrë të luftojë dezinformimin dhe të ndihmojë transparencën dhe hapjen. Në këtë Qendër në periudhën e kaluar janë zhvilluar trajnime për ndërtimin e qëndrueshmërisë sociale, ku janë prezantuar përvojat pozitive të mbrojtjes dhe rëndësia e transparencës në luftën kundër lajmeve të rreme.

Ngjarja mbi Raportin sipas Indeksit të Hapjes i Fondacionit Metamorfozis. Foto: Vanço Xhambaski
Ngjarja mbi Raportin sipas Indeksit të Hapjes i Fondacionit Metamorfozis. Foto: Vanço Xhambaski

Drejtoresha e programit të Fondacionit Metamorfozis, Dançe Danilovska Baidevska, theksoi gjithëpërfshirjen e Indeksit, i cili përbëhet nga qindra tregues të shpërndarë në katër nënfusha, dhe tha se ky Indeks është krijuar sipas standardeve më të larta botërore për hapje dhe transparencë. Danilovska vuri në dukje rezultatin e shkëlqyer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe theksoi nevojën e rritjes së hapjes dhe transparencës së të gjitha organeve të pushtetit ekzekutiv.

Në panel-diskutimin folën edhe Plamenka Bojçeva, drejtoreshë e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione publike dhe Konstantin Bitrakov, specialist për parandalimin e korrupsionit nga Fakulteti Juridik “Justiniani i parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Mbrojtja prej disa vitesh ka rezultate jashtëzakonisht të mira për sa i përket hapjes dhe transparencës aktive. Sipas Indeksit të Transparencës Aktive, Ministria është pozicionuar në vendin e parë për katër vite radhazi, tre të fundit prej të cilëve me performancë maksimale, pra përmbushje 100 për qind të kritereve.

Ngjarja mbi Raportin sipas Indeksit të Hapjes i Fondacionit Metamorfozis. Foto: Vanço Xhambaski
Ngjarja mbi Raportin sipas Indeksit të Hapjes i Fondacionit Metamorfozis. Foto: Vanço Xhambaski

Kujtojmë se në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023 mbi në rrugën e RMV-së drejt integrimit evropian, është theksuar se institucionet në Maqedoninë e Veriut nuk janë mjaftueshëm transparente për të kaluar provimin e Bashkimit Evropian, edhe pse ka përparim në këtë fushë, ende ka mangësi të shumta dhe nevojë për punë më të madhe.