RMV, konfiskimet doganore janë rritur për 29 përqind, kallëzimet penale për 60 përqind

Gjithsej 105.4 kilogramë marihuanë, 126 litra prekursorë dhe 66.144 copë ilaçe u sekuestruan në vitin 2023 kur numri i rasteve të parandalimit të kontrabandës dhe tregtisë ilegale shënoi një rritje prej 29 përqind krahasuar me një vit më parë. Njëkohësisht janë sekuestruar edhe valuta me vlerë të përgjithshme prej 438 mijë eurosh, mjete që shkojnë në Bankën Popullore dhe në Buxhet. Në mesin e të sekuestruarve ishin mjete transportuese të dizajnuara posaçërisht për kontrabandë, ndërsa në një rast me vendim të gjykatës janë sekuestruar 17,7 ton gjethe duhani, një traktor kamion dhe një gjysmërimorkio në vlerë të përgjithshme prej 7 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Një nga prioritetet kryesore është zero toleranca ndaj kontrabandës dhe krimit të organizuar. Rezultatet e dukshme në këtë fushë nënkuptojnë prosperitet dhe hyrje më të shpejtë në BE, dhe rezultatet tashmë janë aty – konfiskimet në vitin 2023 janë rritur saktësisht për 29 përqind, ndërsa kallëzimet penale janë paraqitur për 60 përqind”, thotë drejtori i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev. 

Me aksionin e muajit dhjetor ku u sekuestruan 126 litra prekursorë për prodhimin e drogës, u thye një rrjet më serioz që kishte një laborator në territorin e shtetit. Ndaj personit është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për veprën penale “Prodhimi dhe vendosja e paautorizuar në treg e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal. Ndaj tij me vendim gjykate është caktuar masa e paraburgimit.

Ndaj autorëve është ngritur kallëzim penal edhe për kontrabandën e 50 tonë naftë të deklaruar si naftë bazë, e cila transportohej me dy mjete motorike-cisterna.

Për krime të ndryshme në vitin 2023 janë ngritur gjithsej 51 kallëzime penale, që është 60 përqind më shumë se në vitin 2022.

Për veprën e kontrabandës janë ngritur 15 kallëzime penale kundër 16 personave fizik, për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve janë ngritur 5 kallëzime penale, ndaj 7 personave fizik, ndërsa për shmangie nga tatimi janë ngritur 3 kallëzime penale, 3 për persona juridik dhe 3 persona fizikë.

Drejtoria doganore, në kuadër të kompetencave të saj, është e përkushtuar fuqishëm në mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe sigurinë e shoqërisë dhe qytetarëve, thonë nga dogana.Gjithsej 105.4 kilogramë marihuanë, 126 litra prekursorë dhe 66.144 copë ilaçe u sekuestruan në vitin 2023 kur numri i rasteve të parandalimit të kontrabandës dhe tregtisë ilegale shënoi një rritje prej 29 përqind krahasuar me një vit më parë. Njëkohësisht janë sekuestruar edhe valuta me vlerë të përgjithshme prej 438 mijë eurosh, mjete që shkojnë në Bankën Popullore dhe në Buxhet. Në mesin e të sekuestruarve ishin mjete transportuese të dizajnuara posaçërisht për kontrabandë, ndërsa në një rast me vendim të gjykatës janë sekuestruar 17,7 ton gjethe duhani, një traktor kamion dhe një gjysmërimorkio në vlerë të përgjithshme prej 7 milionë denarë.