RMV, këtë mars kishte më shumë turistë se marsin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në mars të vitit 2023 është 47,490, nga të cilët 32.5 % janë turistë vendor dhe 67.5 % turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.

Numri i netëve të kaluara në mars të vitit 2023 është 94,985, nga të cilat 36.4 % janë turistë vendor dhe 63.6 % janë turistë të huaj.

Në periudhën janar – mars 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 14.9 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie prej 7.4 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 35.1 %.

Në periudhën janar – mars 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 6.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie prej 6.8 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 18.9 %.

Informata më të detajuara gjeni KËTU.