Për tetë muaj, Maqedonia e Veriut regjistroi afër një milion turistë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tetë muajve janë regjistruar 985 959 turistë, shumica prej të cilëve janë turistë të huaj. Ky numër është për 3 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin gusht të vitit 2026, 244 513 turistë kaluan 934 042 net të kaluara, ashtu që 46.4% ishin vendor, ndërsa 53.6% ishin turistë të huaj”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin gusht, turistët kanë qëndruar gjithsej 934 042 net, 70 përqind prej tyre të huaj. Më së shumti turistë (45 747) erdhën nga Turqia, nga Serbia (13 166), Rumania, Gjermania dhe nga shtete të tjera.

“Në periudhën janar – gusht të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i netëve të kaluara është rritur për 3.7%, kështu që tek turistët vendor ka rritje për 2.2%, ndërsa tek turistët e huaj ka rritje për 5.7%”, raportoi Enti.