RMV, ka ndërruar jetë një 27-vjeçare pasi është pickuar nga rriqra

Një 27-vjeçare nga fshati Kuçica e Shtipit ka ndërruar jetë pasi është pickuar nga rriqërri, informojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Me datë 27.07.2023 në Laboratorin për Virusologji të Institutit për Shëndet Publik është vërtetuar shkaku i hemorragjisë së etheve të kongo-krime-së te një paciente e cila ishte shtrirë në Klinikën Infektive. Bëhet fjalë për një grua 27-vjeçe nga fshati Kuçica e Shtipit e cila ka ndërruar jetë ditën e njëjtë pas përparimit të sëmundjes. Është bërë anketë epidemiologjike për pacienten, nga ku kemi kuptuar se e njëjta është pickuar nga një rriqër që është hequr në kushte shtëpiake. Pas paraqitjes së simptomave (disa ditë pas pickimit) fillimisht është shtruar në spital në Shtip, më pas në Shkup”, njoftojnë nga ISHP.