RMV, Gjykata Kushtetuese: Nuk do të futet shtetësia në certifikata deri në një vendim përfundimtar

Nga dita e sotme (20 dhjetor) deri në marrjen e vendimit përfundimtar, qytetarëve nuk guxon t’iu kërkohet të fusin të dhënat e kombësisë në certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes, transmeton Portalb.mk.

Nga Gjykata Kushtetuese, ku sot është shqyrtuar ligjshmëria e Udhëzimit për librat amzë, në të cilën është dhënë grafa për shtetësinë, bëjnë të ditur se është miratuar një masë e përkohshme që nxjerr jashtë përdorimit Udhëzimin, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Gjyqtarët kushtetues konsiderojnë se kombësia është ndjenjë personale, të dhëna empirike të paverifikueshme dhe liri e shprehjes e përcaktuar me Kushtetutë, ndërsa analiza krahasuese tregoi se nuk ka shtet në të cilin shprehja e kombësisë është e detyrueshme.

Udhëzimet për librat amë, në të cilat është shtuar grafa e kombësisë, janë miratuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, më 29 maj të këtij viti. Akti është botuar në “Gazetën Zyrtare” më 15 qershor, gjegjësisht 17 ditë nga miratimi i tij, ose më konkretisht 10 ditë nga skadimi i afatit ligjor për këtë procedurë.

Ai botoi udhëzime për shërbimet e regjistrit bazuar në një ligj të vitit 1995 që u kundërshtua në Gjykatën Kushtetuese nga partia E majta. Në korrik, Gjykata e ndërpreu përkohësisht këtë udhëzim, por nuk kishte shumicë për të marrë vendim.

Vendimi i Ministrisë vjen pas informatave në opinion se qytetarë të përkatësive të ndryshme, rrejshëm paraqiten dhe punësohen në vende pune ku kërkohen qytetarë të përkatësive të caktuara. Për shembull, për një vend pune ku kërkohet të punësohet një person me kombësi shqiptare, një qytetar me kombësi maqedonase shkruhet si shqiptar ose anasjelltas.