Kovaçevski paralajmëroi takim me të gjitha partitë politike për qeverinë teknike, por pa praninë e mediave

Takim të liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski, do të ketë, por jo para opinionit, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë inspektimit të rrugës rajonale Manastir-Mexhitlia, rehabilitimi i së cilës përfundoi dhe rruga është vënë në përdorim, transmeton Portalb.mk.

I pyetur nëse do ta ftojë Mickoskin për marrëveshje për qeverinë teknike, Kovaçevski u përgjigj se qeveria teknike është dispozitë ligjore dhe se ka komunikim mes të gjitha partive politike në Kuvend.

“Dispozita ligjore është qeveria teknike. Mos supozoni se nuk ka komunikim mes të gjitha palëve. Pas mbledhjes së organeve të partisë, do të ketë një mbledhje që nuk do të bëhet e ditur përmes mediave, por do të bisedohet normalisht për realizimin e asaj që është përcaktuar me ligj, pra shpërndarjen e resorëve në qeverinë teknike, votimi i asaj Qeverie në Kuvend dhe përgatitja për zgjedhje”, tha kryeministri.

Ai ka besim se do të mposhten të gjithë bartësit e listave nga VMRO-DPMNE, në mesin e të cilëve përflitet se janë Hristijan Mickoski, Vlado Misajlovski, Dragan Kovaçki etj.

“LSDM do të ketë kandidatë që do t’i mposhtin të gjithë kandidatët që ju i numëruar”, shtoi Kovaçevski.

Për vendin e zbrazët në KSHZ, kryeministri tha se përbërja është e rregulluar me ligj.

“Parlamenti dhe Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të kompletojnë përbërjen e KSHZ-së”, u përgjigj Kovaçevski.

As VMRO-DPMNE-ja ende nuk i ka shpallur zyrtarisht kandidatët, ndonëse disa emra tashmë po qarkullojnë në opinion.

Në fillim të muajit, liderët e partive parlamentare arritën marrëveshje për datat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Raundi i parë i garës për kreun e shtetit do të mbahet më 24 prill, kurse raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Edhe 24 prilli dhe 8 maji 2024 janë ditë e mërkurë.

Kryeministri Kovaçevski pas takimit tha se sipas ligjit nga 28 janari do të ketë Qeveri teknike, përkatësisht Qeveri të Përzhinos dhe do të përmbushet obligimi ligjor që ka si kryeministër.