RMV, gjashtë pacientë me kovid të hospitalizuar në Klinkën Infektive, një person ndërroi jetë javën e kaluar

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile aktualisht janë të hospitalizuar gjashtë pacientë me COVID-pozitiv dhe katër prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Siç bëri të ditur Meta.mk, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, javën e fundit në spitalin e përgjithshëm në Ohër janë shtruar katër, nga të cilët një pacient është në mbështetje të oksigjenit, transmeton Portalb.mk.

“Nga gjithsej 390 testime të kryera deri ditën e djeshme, 43 kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në raportin e IShP-së.

Lloji dominues në muajt e fundit është Eris. Fillimisht u bë dominuese në Shtetet e Bashkuara, më pas u përhap në Kinë dhe Britani. Prevalenca e llojit të ri po rritet dhe simptomat janë zakonisht dhimbje koke, zëri i ngjirur, dhimbje muskulore dhe shqisa e ndryshuar e nuhatjes. Sipas epidemiologëve, ky lloj i ri nuk duhet të na shqetësojë.

Deri më 31 tetor 2023, gjithsej 876,174 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 brenda dhe jashtë vendit. Gjithsej 857,229 persona janë vaksinuar plotësisht (me dy doza).