RMV, filloi regjistrimi i nxënësve në shkolla të mesme

Prej sot ka filluar regjistrimi në shkollat ​​e mesme për vitin shkollor 2025-2026. Regjistrimi është elektronik dhe kryhet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre të përdoruesit në schools.mk, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se, afati i parë i regjistrimit zgjat nga 14 deri më 17 qershor, dhe i dyti është më 30 qershor.

“Shkollat ​​do të publikojnë renditjen përfundimtare pas të dy regjistrimeve më 2 korrik. Ashtu si në vitet e kaluara shkollore, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumente në letër në shkolla, dhe po bëhen përpjekje për ta dixhitalizuar plotësisht procesin nga viti i ardhshëm”, thanë nga MASH.

Konkursi me vendet e lira është publikuar në këtë link.