RMV, e hapur mundësia për propozimin e modelit për pamjen e kupës së Ligës së Parë në futboll

Federata e Futbollit të Maqedonisë deri më 15 mars do të pranojë propozime në lidhje me modelin 3D të kupës së Ligës së Parë në futboll, transmeton Portalb.mk.

“Shpall konkurs për zgjedhjen më të mirë konceptuale për kupën e re të destinuar për kampionin e Maqedonisë në Ligën e Parë të Futbollit. Qëllimi i konkursit është të krijojë një zgjidhje artistike bashkëkohore, të dallueshme dhe autentike që do të simbolizojë traditën, energjinë dhe shpirtin fitues të futbollit në Maqedoni”, raportoi Federata.

Në porpozim duhet të ketë shpjegim, prezantim vizual, llojet e materiale dhe informacionet e kontaktit. Të interesuarit mund të marrin pjesë me tre propozime, propozime që dërgohen në adresën elektronike [email protected] ose në arkivin e Federatës.

“Të drejtë pjesëmarrjeje kanë: artistë akademikë, disejnerë, studentë të akademive të artit, arkitektë, skulptorë dhe persona të tjerë me shprehje vizuale krijuese”, raportoi Federata, duke përkujtuar që zgjidhja më e mirë do të merret si formë e trofeut zyrtar dhe do të shpërblehet financiarisht.