RMV, do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë, solli vendim, me të cilin do të ulen çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,79% në raport me vendimin e datës 4.12.2023, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të vajit ekstra të lehtë (ЕL-1) ulen për 2.00 den/litër.

Nga data 12.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)
  • EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78,50 (denarë/litër)
  • EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU do të shitet për 40,572 (denarë/kilogram).