Një pjesë e Çairit nesër pa energji elektrike

Nga EVN Maqedoni njoftuan se nesër (e martë) pa energji elektrike do të mbeten në periudhën nga ora 9:00 deri në ora 11:30, një pjesë e përdoruesve të rrugës Xhon Kenedi, komuna Çair, transmeton Portalb.mk.

„Ndërprerje të planifikuara , përshkak të rekonstruimit dhe modernizimit të rrjetit”, është arsyeja e kësaj ndërprerje të energjisë, njoftojmë nga EVN.

Kujtojmë se prej 1 dhjetorit, ka filluar tarifa e lirë e rrymës në periudhën prej orës 13 deri në 15. Amvisëritë do të kenë tarifë të lirë të rrymës nga ora 13 deri në 15 dhe nga ora 22 deri në 7 çdo ditë, si dhe të dielën tërë ditën. Megjithatë, fillimisht do të mbulohen rreth 200 mijë familje, ndërsa pjesa tjetër e familjeve do të mbulohen nga tarifa e lirë ditore gjatë dhjetorit, pasi do të rregullohen orëmatësit e energjisë elektrike.