RMV, dha ryshfet 1200 euro edhe nuk e mori patentën e shoferit

Policia e Maqedonisë së Veriut po punon për zbardhjen e rastit, kur një i dyshuar akuzohet se ka marrë ryshfet 1 200 euro dhe nuk e ka kryer “premtimin”, transmeton Portalb.mk.

“Sipas denoncimit, rreth katër muaj më parë, përmes një miku të tij, ai kishte rënë në kontakt me I.J. nga Shkupi. Në një takim në Shkup, i denoncuari i kishte premtuar se do t’i siguronte patentë shoferi pa iu nënshtruar provimit, duke kërkuar për shërbimin 1.300 euro dhe një kopje të letërnjoftimit”, raportoi Policia.

Rasti në Polici ishte paraqitur nga 43 vjeçari nga Gostivari, i cili deklaroi se ka dhënë 1 200 euro deri te “mashtruesi”, dhe në fund nuk e ka marrë patentën e shoferit.