RMV, deri më 15 korrik do të mund të aplikojnë nxënësit e shkollave të mesme për bursën e të talentuarve

Fondacioni MK2025 do të pranojë aplikime deri më 15 korrik në Konkursin për dhënien e bursave për nxënësit e talentuar, ndërsa aplikimi bëhet në këtë LINK, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan informacion se Fondacioni MK2025 shpalli   thirrje për pranimin e aplikime në kuadër të Fondit për mbështetjen e nxënësve të talentuar të shkollave të mesme “Talentë Sot – Liderë Nesër” për vitin vijues  2025/2026”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Përmes këtij Konkursi do të mbështeten dhjetë talentë me vlerë 60 mijë denarë. Këtë të drejtë do të mund ta shfrytëzojnë nxënësit me mesatare 4.70.