Sot u shfaq premiera botërore e dokumentarit ‘Antigona’ në DocFest, Angli

Dokumentari i ri “Antigona” nën regji të Ibër Dearit dhe Mirsad Abazit, sot pati premierën botërore në edicionin e këtij viti të Sheffield DocFest, një ndër pesë festivalet më të mëdha dokumentare në botë. Ky festival mbahet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfshin prodhime nga Netflix, BBC, ARTE, dhe National Geographic. “Antigona” shkon në Sheffield bashkë me të edhe zëri i grave të fuqishme dhe të pavarura që udhëheqin vetë jetën dhe punën e tyre, shkruan Portalb.mk.

Fotografi nga prezantimi i dokumentari në premierën botërore në Sheffield DocFest. Foto: Ibër Deari
Fotografi nga prezantimi i dokumentari në premierën botërore në Sheffield DocFest. Foto: Ibër Deari

“Antigona” sjell portretin e vetmes grua shofere në komunën e Likovës një heroinë moderne që përmes drejtimit të furgonit, lidh 11 fshatra me njëri-tjetrin. Një histori e thjeshtë, por jashtëzakonisht e fuqishme për forcën, durimin dhe rolin e grave në komunitetet rurale.

Fotografi nga prezantimi i dokumentari në premierën botërore në Sheffield DocFest. Foto: Ibër Deari
Fotografi nga prezantimi i dokumentari në premierën botërore në Sheffield DocFest. Foto: Ibër Deari

Regjisori i filmit, Ibër Deari për Portalb.mk tha se filmi u prit shumë mirë nga publiku dhe se ndjehet i privilegjuar që ky film u shfaq në festivalin më prestigjioz të dokumentarit në botë.

“Filmi u prit shumë mirë nga publiku dhe vlerësuesit e filmit. Të jesh i pranuar në njërin nga festivalet më të mëdha në botë të filmit dokumentar është diçka shumë e veçantë, jo vetëm për ne, por, për gjithë filmin shqiptar në Maqedoni e filmat dokumentar, sepse hapen rrugët drejt një festivali të madh. Me këtë film mesazhin më të mirë e jep Antigona si personazh, ku tregon se çfarë do të thotë të jesh grua e guximshme dhe të kesh një familje të fuqishme, se guximi siç thot ajo: vjen nga familja! Rrugëtimi i këtij filmi shpresoj të jetë i gjatë dhe i suksesshëm”, tha Deari.

Dokumentari “Antigona” do të shfaqet edhe nesër në Sheffield DocFest.

Fotografi nga ekipa e dokumentarit në premierën botërore në Sheffield DocFest. Foto: Ibër Deari
Fotografi nga ekipa e dokumentarit në premierën botërore në Sheffield DocFest. Foto: Ibër Deari