RMV, afati i hapur për projektet në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit
Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut ka hapur mundësinë për institucionet që gjatë qershorit të dërgojnë propozime në programin vjetor për vitin 2026, transmeton Portalb.mk.
Në programin vjetor përfshihen edhe aktivitetet programore, shpenzimet operative të institucioneve, rrogat dhe kompensimet tjera për të punësuarit dhe bashkëpunëtorët e jashtë, materialet shpenzuese dhe shpenzimet për mirëmbajtjen, sigurimin, adaptimin dhe blerjen e pajisjeve për institucionet.
Programi vjetor përmban projekte me shpenzime të specifike të bazuara në qëllime dhe aktivitete të caktuara.
Formularët për aplikim duhet të merren në uebfaqen e Ministrisë për Kulturë dhe Turizëm. Gjatë dorëzimit të formularit të plotësuar, duhet të dërgohen edhe dokumentet e materialet tjera që kërkohen në Konkurs.