LSDM-ja akuzoi Policinë se ka blerë softuer për spiunim, kjo u mohua nga Policia
Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) sot ka publikuar disa dokumente duke akuzuarse Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka blerë softuer për spiunim të pajisjeve telefonike, transmeton Portalb.mk.
Sipas LSDM-së, MPB-ja gjatë muajit maj ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e licencës së komunikimit, duke përfshirë softuerin “Cellebrite Inseyets Online Pro”, sistem i cili sipas shumë raporteve ndërkombëtare është përdorur për mbikëqyrjen e komunikimeve private.
Ministria për Punë të Brendshme reagoi sot, duke theksuar se ky lloj softueri përdoret standard një kohë të gjatë për forenzikë digjitale.
“Ministria për Punë të Brendshme kategorikisht i hedh poshtë si të pavërteta akuzat e pabaza të publikuara nga ana e partisë politike LSDM për blerjen e “softuerit për spiunim”. Theksojmë se bëhet fjalë për përditësim të rregullt të licencës për softuerin e specializuar forenzik, të cilën Ministria më shumë se një dekadë e shfrytëzon për ekstradim dhe analizë të të dhënave digjitale nga telefonat mobil dhe pajisjet tjera elektronike”, deklaruan nga Ministria.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është i njohur rasti gjyqësor Target – Fortesa”, ku Gordan Grujevski, Nikolla Boshkovski, Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski, Nadica Nikoliq dhe punonjës tjerë në DSK janë të akuzuar se kanë kryer përgjimin nga viti 2009 deri më vitin 2015. Në janar të vitit 2025, ish-ministrja Jankullovska u lirua nga akuzat.
- LEXO: Rasti “Fortesa”: Jankulloska u lirua nga akuza, Grujevski, Boshkovski dhe Jakimovski u dënuan me burg
- LEXO: Prokuroria do të hetojë rastin, nëse shërbimet e sigurisë e kanë ndjekur Hristijan Mickoskin
- LEXO: Kocevski e informoi kryeministrin se është ngritur rast pas pretendimeve se është ndjekur