Rama në Kuvendin e Izraelit: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm
Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Edi Rama foli edhe në Parlamentin izraelit, raporton TopChannel. Në fjalën e tij, Rama u ndal te ndihma që shqiptarët dhanë për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke thënë:
“Dua që këto shembuj historik t’i sjell për të siguruar ata që mbajnë një pikëpamje komplet ndryshe nga e imja për Gazën se shqiptarët sjellin një mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë ideologjia. Ka një histori që lidh dy popujt tanë. Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë, qëkur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë.
Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, dërguan Nombaherin te populli shqiptar, shqiptarët thanë: ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’. Kjo nuk është një legjendë.
Për të shpjeguar këtë mrekulli që kanë bërë shqiptarët, përshkruhet me një fjali: ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Të tradhtosh mikun, është krimi më i pafalshëm që mund të ndodhë”, tha ndër të tjera Rama.
Gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, Knesset, kryeministri Rama tregoi se si shqiptarët strehuam hebrenjtë kur ata përndiqeshin nga makineria naziste e luftës.
Rama gjatë fjalimit të tij theksoi se gjyshërit shqiptarë, myslimanë e të krishterë ndihmuan hebrenjtë edhe pse mund të rrezikonin jetët e tyre duke shtuar se ata zgjodhën rrugën e përgjegjësisë dhe humanizmit në ato kohë të errëta.
“Është një krim dhe një vepër që të përjashton dhe të dënon nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ju mundën të ishin miq të shqiptarëve kur një makineri ishte pas jush. Madje kjo ndodhi kur Shqipëria ishte shumicë myslimane, “më mirë të vdesim se të dorëzojmë hebrenjtë thanë myslimanët shqiptar të asaj kohë. Njerëzit tanë ishin të varfër, nuk kishin fuqi, nuk kishin kufi strategjik, por kuptonin diçka , që po të shikojë një fytyrë njeriu në rrezik duhet ta ndihmoje.
Gjyshërit tanë zgjodhën rrugën e përgjegjësisë dhe humanizmit, ata mbajtën atë cep të botës që quhet Shqipëri, e mbajtën human dhe njerëzor. Ne e dinim mirë që jeta është dhuratë e dhënë nga zoti dhe duhet të bëjmë diçka të çmuar në këtë tokë. Në kemi integruar edukimin për holokaustin në shkollat tona. Është e frymëzuar nga gjyshërit tanë myslimanë dhe të krishterë që rrezikuan jetën hebrenjtë, por nuk është vetëm për hebrenjtë, e bëmë për të gjithë, edhe për iranianët. Edhe pse ishte e rrezikshme, në i ndihmuam sepse ishte një rrezik që merrej për jetë njerëzish. I rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë dixhitale, u këshilluam që të mos reagonim fort, por kemi mbyllur çdo lidhje me regjimin e Khameneit pas atij sulmi që iu bë Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Rama.