Rajçev mbetet prokuror në rastin kundër Stamenkovskit nga “Dokaz” pas akuzave se ka bashkëpunuar me të akuzuarin
Prokurori Sasho Rajçev nga Prokuroria e Lartë Publike (PLP) mbetet prokuror në rastin për pronarin e portalit “Dokaz M”, Marjan Stamenkovski, pas akuzave të të akuzuarit se ka bashkëpunuar me të, transmeton Portalb.mk.
Prokurori është paraqitur mëngjesin e sotëm në vazhdim të seancës publike në Gjykatën e Apelit në Shkup pasi një vendim të tillë e ka marrë prokuroria publike duke pasur parasysh se i PLP Shkup Mustafa Hajrullai, i cili fillimisht duhej të vendoste, u largua nga marrja e vendimit për shkak të përmendjes së emrit të tij nga Stamenkovski .
Seanca publike filloi të mërkurën, por në fillim i akuzuari Stamenkovski, i dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë, kërkoi përjashtimin e Rajçevit, duke pretenduar se prokurori i kishte dhënë informacione për artikujt e publikuar në paraportalin e tij, përfshirë edhe për shefin e tij Hajrulahi.
“Kërkoj që prokurori i respektuar të shkarkohet për shkak të konfliktit të interesit sepse sipas informacioneve të mia të besueshme personi Sasho Rajçev ka dërguar informacione që janë pjesë e rasteve për të cilat më gjykoni, por edhe për lëndët për të cilat kryetari i Prokurorisë së Lartë Publike, Mustafa Hajrulahi, ka kërkuar falje nga unë, por edhe për subjektet tjera”, tha Stamenkovski.
Rajçev, nga ana tjetër, si në sallën e gjyqit ashtu edhe para kamerave, pohimet e të akuzuarit i cilësoi si të pavërteta.
“Mendoj se kërkesa e sotme (për përjashtim) është një nga mënyrat për ta zvarritur procedurën dhe për të krijuar ndjesi siç janë krijuar në tekstet që ai publikonte çdo ditë dhe që janë objekt i kësaj procedure penale”, tha prokurori, duke theksuar se në përgjithësi nuk e njeh Stamenkovskin dhe as pretendon se ka pasur komunikim personal apo ndonjë komunikim me të akuzuarin.
Sot në Apel ai dhe Stamenkovski me avokatët e tij do të vendosin për dënimin me burg prej tre vjet e një muaj që pronari i “Dokaz M” e ka marrë nga Gjykata Themelore Penale, e cila e ka shpallur fajtor për pesë vepra penale, dy për përhapje raciste dhe materiale ksenofobike dhe nga një vepër penale: shantazh, pirateria e një vepre audiovizive dhe keqpërdorim i të dhënave personale.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup është duke trajtuar rastin e dytë kundër Stamenkovskit, i cili pritet të zbulojë porositësit dhe bashkëpunëtorët për tekstet që i ka publikuar në paraportalin e tij. Pritet që të zbulohet prejardhja e parave që i janë gjetur gjatë kontrollit në banesën e tij, të cilat sipas informacioneve jozyrtare ishin rreth 90 mijë euro.
Pronari i portalit DokazM është dënuar me tre vjet e një muaj burg. Përveç kësaj, atij iu ndalua për 10 vjet regjistrimi i portalit të internetit në vend. Stamenkovski akuzohet për pesë krime – dy krime të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik dhe një krim për shantazh, pirateri të veprës audiovizive dhe keqpërdorim të të dhënave personale.
Për veprën e keqpërdorimit të të dhënave personale, Stamenkovski është dënuar me 5000 euro gjobë.