QMK: Në shkurt, ka pasur 448 zjarre në ambiente ​​të hapura në RMV, më së shumti është djegur kashtë dhe bar i gjatë

Sipas informatës nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt, shumica e zjarreve në ambiente të hapura kanë qenë në kashtë dhe bar të gjatë edhe atë rreth 256 zjarre, transmeton Portalb.mk.

Gjatë këtij muaji në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 448 zjarre në ambiente të hapura.

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK), gjatë muajit shkurt, gjegjësisht deri dje, shumica e zjarreve në ambiente të hapura kanë qenë në kashtë dhe bar të lartë, edhe atë deri në 256 zjarre.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në 128 raste të zjarreve në bimë të ulëta, ndërsa 42 zjarre nga numri i përgjithshëm, këtë muaj kanë qenë zjarre në pyje. Nga të gjitha zjarret e regjistruara në muajin shkurt, QMK thotë se 22 prej tyre kanë qenë në deponi.

Në 24 orët e fundit, siç bëjnë me dije nga QKM, është ndërhyrë në 11 zjarre në ambiente të hapura dhe që të gjithë janë shuar. Sipas QMK-së, numri i djeshëm i zjarreve në ambiente të hapura ka qenë për tre herë më i vogël se një ditë më parë, kur ka pasur 39 zjarre.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë krahasime edhe me vendet tjera dhe thonë se situata me një numër jashtëzakonisht të madh të zjarreve në natyrë, për këtë periudhë të vitit është e ngjashme edhe në Serbi.