VV-ja me dy emra të rinj për president

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se me kërkesë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të mbahet një seancë për zgjedhjen e presidentit që do të nisë në orën 20:30, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ajo tha se LVV ka propozuar dy emra të rinj për president.

“Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për president: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”, shkroi ajo në rrjetet sociale.