Qeveria e emëroi Artan Grubin koordinator për ndërtimin e korridorit 8

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi është emëruar koordinator i cili do të monitorojë dhe koordinojë të gjitha aktivitetet lidhur me realizimin e korridorit 8, ka vendosur Qeveria në seancën e sotme, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të rëndësisë për realizimin e projekteve të filluara për ndërtimin e rrugëve rrugore Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçan, hekurudhën Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridori 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut caktoi Artan Grubin, zëvendës i parë i Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinator për monitorimin e punimeve dhe për koordinimin e të gjitha aktiviteteve, me qëllim të realizimit të tyre në kohë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

U vendos gur-themeli i Korridorit 8 në Tetovë

Më 4 prill në Tetovë u vendos gur-themeli i Korridorit 8, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade e cila vazhdon në Gostivar – Bukojçan- Trebenisht – Strugë dhe Qafë Thanë.

Kujtojmë që më 8 mars u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Bechtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë. Gjithë korridori 8 së bashku me atë 10D në tërësi janë 110 kilometra autostradë, që pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027, pra për 4 vite e 7 muaj.

Tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D e fitoi grupi i kompanive “IRD Inxhiniering”, “Elektrasollushëns”, Evrokonsallting” dhe “EPTISA”. Tri nga katër firmat pjesëmarrësve kontestohen për të paktën një çështje ose cenohet besueshmëria e tyre.