Protestë në Izrael: Zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqje e Netanjahut
Qindra protestues u mblodhën të shtunën në Haifa, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë së Benjamin Netanjahut, transmeton Portalb.mk.
Qytetarët protestuan kundër politikave të qeverisë dhe kërkuan ndryshim në lidership.
Protesta ishte pjesë e demonstratave mbarëkombëtare që po zhvillohen prej muajsh, ku qytetarët shprehin pakënaqësi ndaj vendimeve politike të qeverisë.
Protestuesit u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë ndaj kërkesave për zgjedhje të reja.
Sipas autoriteteve në Gaza, ofensiva izraelite që nga tetori 2023 ka vrarë mbi 70 mijë njerëz dhe ka bërë shkatërrime të mëdha.
Kujtojmë që marrëveshja për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 10 tetor.
Kjo marrëveshje parashikon lirimin e pengjeve, shkëmbimin e të burgosurve, rindërtimin e Gazës dhe krijimin e qeverisjes pa Hamasin.