Spektakël kulturor në Shkup: 200 artistë ndezën skenën e festivalit “n’Dardani bje nji Tupan”

Edicioni 7-të i festivalit “n’Dardani bje nji Tupan” 2025 , i cili u mbajt në Teatrin Shqiptar në Shkup, solli para publikut folklorin dhe traditat, shkruan Portalb.mk.

Festivali “n’Dardani bje nji Tupan” këtë vit solli një atmosferë të veçantë kulturore, duke transmetuar mesazhin e fuqishëm se tradita mbetet udhërrëfyese e së tashmes dhe frymëzim i së ardhmes. Nëpërmjet valleve, këngëve dhe ritmeve autoktone, festivali vuri në pah se si trashëgimia  kulturore jo vetëm ruhet, por edhe transformohet në mënyrë kreative për të ndërtuar një të ardhme më të bukur.

Foto nga festivali “n’Dardani bje nji Tupan”. Foto: Fadil Zeneli (Facebook)
Foto nga festivali “n’Dardani bje nji Tupan”. Foto: Fadil Zeneli (Facebook)

Në skenë performuan plot 200 artistë nga të gjitha trevat shqiptare, duke sjellë laramani të stileve, motiveve dhe narrativave folklorike. Secili ansambël prezantoi nivel të lartë artistik dhe përkushtim profesional:

  • AKVP “Emin Duraku”, me tri trupa të valltarëve që sollën koreografi dinamike dhe energji rinore;
  • SHKA “Drita e Dervenit”, me numra autentikë që rikthyen atmosferën tradicionale të vendlindjes;
  • Ansambli “Makedonija”, me interpretim mjeshtëror të elementeve multietnike;
  • Lahutari dhe mbledhësi i anekdotave nga “Kastriotët” – Ferizaj, të cilët i dhanë festivalit dimensionin humoristik dhe rrëfimtar të traditës;
  • KUD “Ljiljan” – Shkup, me vallëzime që bashkuan elegancën dhe forcën e trashëgimisë së vjetër.
Foto nga festivali “n’Dardani bje nji Tupan”. Foto: Fadil Zeneli (Facebook)
Foto nga festivali “n’Dardani bje nji Tupan”. Foto: Fadil Zeneli (Facebook)

Kulmi i mbrëmjes u shënua nga performancat artistëve: Agim Ajrullahu, Aziz Murati, Vjollca Selimi, Linda Hakaj, Enes Seferi, Lindita Purellku, Vëllezërit Sejdiu, Nazmi Hajdari dhe Muzafer Osmani.

Foto nga festivali “n’Dardani bje nji Tupan”. Foto: Fadil Zeneli (Facebook)
Foto nga festivali “n’Dardani bje nji Tupan”. Foto: Fadil Zeneli (Facebook)

Të gjitha këto ritme, kostume shumëngjyrëshe tradicionale dhe energji skenike krijuan një fuzion artistik që bashkoi të kaluarën, të tashmen dhe vizionin për të ardhmen.

Ky edicion u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Foto nga festivali “n’Dardani bje nji Tupan”. Foto: Fadil Zeneli (Facebook)
Foto nga festivali “n’Dardani bje nji Tupan”. Foto: Fadil Zeneli (Facebook)