Prokuroria e RMV-së për ndjekjen e krimit e mbylli lëndën për prokurimet për ndërtimin e 19 spitaleve modulare
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) e ka mbyllur lëndën për prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend. Lënda ishte hapur më 10 shtator 2021, pas ngjarjes tragjike në qendrën COVID në Tetovë. Në atë kohë, Prokuroria njoftoi se do të kontrollonte dokumentacionin për prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve, transmeton Portalb.mk.
Prokurorja Verica Berzhecka deklaroi sot në një takim me gazetarët se nuk ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare gjatë procedurave të prokurimit publik.
Është analizuar dokumentacion i gjerë dhe kompleks, ndërsa lënda, e cila fillimisht ishte në duart e prokurores Vilma Ruskoskës, përmes Elizabeta Josifovskës, përfundoi te Berzhecka.
Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa rreth dhjetë të tjerë u plagosën.
Më shumë detaje priten gjatë ditës.