Prokuroria e RMV-së kërkoi paraburgim për të punësuarin në Agjencinë për Punësim nën akuzat për korrupsion
Nën dyshimet se prej prillit deri në korrik ka kryer veprën penale – ryshfet, Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka propozuar paraburgim për të dyshuarin e punësuar në Qendrën për Punësim në Prilep, transmeton Portalb.mk.
Ai akuzohet në bazë të nenit 357, paragrafi 1 nga Kodi Penal, gjatë periudhës sa ishte referent i lartë në Qendrën për Punësim, dyshohet se ka marrë ryshfet 18 mijë denarë nga një person për të kryer punë që nuk është dashur t’i realizon.
I punësuari kishte tentuar të marrë ryshfet duke i mundësuar një çifti që të përfitojnë ndihma sociale. Për këtë shërbim kishte marrë 6 mijë denarë në muaj, ashtu që më 24 korrik kur kishte marrë paratë e fundit, ishte kapur nga policia.