Të rinjtë e Shkupit do të mund të aplikojnë deri më 5 gusht për mjetet financiare për realizimin e aktiviteteve

Qyteti i Shkupit deri më 5 gusht do të pranojë aplikime në kuadër të Thirrjes publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e programeve, projekteve, aktiviteteve programore dhe manifestimeve për të rinjtë me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2026, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë shoqatat civile, organizatat joqeveritare, fondacionet dhe personat tjerë juridikë, të regjistruar në Regjistrin Qendror me seli në Shkup dhe personat fizikë – të rinjtë e talentuar individ banorë të qytetit të Shkupit, të moshës nga 15 – 29 vjeçare, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e Rregullores dhe që do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm”, njoftoi Qyteti i Shkupit, duke sqaruar se të rinjtë do të mund të aplikojnë në fusha të ndryshme.

Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Arkivin e Qytetit të Shkupit.

 

Ky material u publikua në kuadër të projektit “The Local Youth Lens”, i zbatuar nga “Mediat Inovative – Shkup”, mbështetet përmes programit të gjerë “MedIA-Lit”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO/CCE) në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS), Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut (MHC), Qendrën e Tiranës për Ekselencë në Gazetari (TCJE) nga Shqipëria dhe Iniciativën Atlantike (AI) nga Bosnja dhe Hercegovina, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal-Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të të Qeverisë së Malit të Zi.