Profesorët e UKM-së në Shkup kanë dorëzuar kallëzim në Antikorrupsion kundër rektores Angellova

Dyshimi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar për përfitime personale, në dëm të reputacionit, integritetit dhe punës së Universitetit më të vjetër shtetëror janë pjesë të arsyeve përse një grup profesorësh të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi (UKM)” kanë bërë kallëzim kundër rektores të Universitetit, Biljana Angellova në Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, raporton MIA, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, rektorja Angellova ka shkelur ligjin gjatë punës si prorektore, me çka ka qenë pjesë e një bordi mbikëqyrës dhe drejtues, gjë që është kundër ligjit.

Në letrën dërguar mediave, të cilën e transmeton agjencia e lajmeve MIA, e nënshkruar vetëm nga profesorët e UKM-së, pa specifikuar se kush janë nënshkruesit, theksohet se ajo në punën e saj shumëvjeçare ka krijuar hapësirë për keqpërdorim të pozitës  dhe autoritetit zyrtar për përfitime personale, në dëm të reputacionit, integritetit dhe punës së Universitetit më të vjetër shtetëror.

“Duke pasur parasysh se më parë. Shtatë vite, personi Biljana Angellova ka qenë prorektore e financave, investimeve dhe zhvillimit, ne e dorëzuam kallëzimin me shqetësim të madh se fundosja e Universitetit po ndodh për shkak të interesave dhe bizneseve personale të rektores aktuale, ndërsa më parë prorektore, në kundërshtim me ligjin”, thuhet në letër.

Profesorët theksojnë se, siç kanë deklaruar në kallëzim.Biljana Angellova ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.

“Me ligj është e rregulluar që një person i zgjedhur apo i emëruar  nuk mund të kryejë funksionin e anëtarit të bordit drejtues apo të ndonjë organi tjetër drejtues në një shoqëri tregtare apo person tjetër juridik që merret me veprimtari fitimprurëse. Sipas informatave të stafit të Universitetit, në kundërshtim me ligjin, edhe si prorektorë dhe pas marrjes së postit të rektorit, personi Biljana Angellova kryen funksione të tjera për të cilat ka ndalesë me ligj. Në mes të funksioneve të tjera, ajo është anëtare e bordit drejtues të kompanisë private publikisht të njohur “Vincini” dhe anëtare e Bordit Mbikëqyrës (organit menaxhues) të Halk Bank AD Shkup. Që në momentin kur ajo është zgjedhur për anëtare të Bordit Mbikëqyrës, kur ka qenë prorektore, ajo e ka shkelur ligjin, ndërsa shkelja e ligjit ka vazhduar edhe pas marrjes së detyrës së rektores. Me kallëzimin kemi njoftuar edhe për sjelljen noetike dhe ndoshta joligjore të personit Biljana Angellova dhe anëtarësimin e saj në bordet e subjekteve tjera- shoqërive tregtare.”, shkruan në letër.

Sipas shkrimit të profesorëve, në shkurt të vitit 2014, Angelova si drejtoreshë e Institutit Ekonomik në Universitet ka qenë nënshkruese e iniciatës për rikandidimin e Prof.Dr.Gjorgje Ivanov për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në të njëjtin vit 2014, përsëri si drejtoreshë e Institutit Ekonomik pranë Universitetit shtetëror, Biljana Angellova ka marrë pjesë në formimin e Akademisë private për Banka dhe Teknologji Informative. Duke iu referuar pozicionit të saj në atë kohë në instituti të universitetit shtetëror ajo u bë anëtarë në Bordin Drejtues të Këshillit Akademik në Akademinë private në të cilën marrin pjesë struktura nga sektori bankar. Kjo Akademi private përfiton  duke i tarifuar specializimet e saja, nga ku të targetuar janë studentët. Specializimet konkrete nuk janë ofruar nga Instituti Shtetëror Ekonomik ku personi Biljana Angellova ka qenë drejtoreshe, por nëpërmjet të Akademisë private” shkruhet në letër.

Sipas letrës profesorët kanë deklaruar se edhe në vitin 2016 janë ndërlidhur të dy aktivitetet e Biljana Angellova.

“Me propozimin e saj si kryetare të Komisionit për dhënien e urdhrave dhe mirënjohjeve shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë ka ndarë Urdhrin për merita në Maqedoninë e Veriut të Bankës Kombëtare të RMV, ndërsa ajo ka marrë pëlqim nga ana e Bankës Kombëtare të RMV-së që për herë të parë të jetë anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Halk Bank AD Shkup. Në situatën konkrete, Biljana Angellova është dashur të përjashtohet nga dhënia e propozimit dhe votimit të tij për arsye morale. Këtë pëlqim për një organ drejtues në një bankë ajo e mori menjëherë pasi ishte zgjedhur prorektore në Universitet”, shkruan në letër.

Gjithashtu, profesorët pohojnë se në periudhën nga viti 2014, para marrjes së miratimit  të Bankës Ndërkombëtare të RMV-së, me anëtarësimin në organet e Akademisë private, për interes personal, Biljana Angellova ka bashkëpunuar drejtpërdrejtë me një menaxher të Bankës Ndërkombëtare të RMV-së i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në miratimin e anëtarësimit në Bordin Mbikëqyrës të Halk Banka AD Shkup.

Sipas njohurive të burimeve, të cilat ata I theksojnë në letër, Angellova dhe personi nga Banka Ndërkombëtare e RMV-së (pozicioni drejtues për  dhënien e miratimit të Angellovës) kanë qenë anëtarë të Bordit Drejtues i cili gjithashtu përfaqëson interesat të Akademisë private.

“Ajo që është e tmerrshme veçanërisht për komunitetin akademik është se Biljana Angellova, nga pozita e prorektorit dhe tash rektore e Universitetit, ligjëronte dhe vazhdon të ligjërojë në të ashtuquajturat Akademi private. Ndër të tjera, Angellova është trajnerë në “Progressive Academy”, e cila është e regjistruar si fondacion, e themeluar nga MCPROGRESS DOO Vinica, në Bordin e Drejtorëve të së cilës është anëtare Angellova. Sipas të dhënave me karakter publik,, tarifa e regjistrimit për këtë të ashtuquajtur Akademi private është 1900 euro. Është evidente se është anashkaluar edhe Ligji për Arsimin e Lartë.”, shkruan në letër.

Siç thonë profesorët, me qëllim që të mbrohet integriteti I Universitetit, publikisht kërkojnë nga Komisioni Shtetëror të veprojnë te secila prej akuzave në përputhje me kompetencat e tyre dhe të raportojnë publikisht për vendimin e tyre.

“Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetence në vend që të marrin parasysh pretendime në kallëzim dhe të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre për të mbrojtur Universitetin e “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup”, shkruan në letër.

15 shtator të këtij viti Profesoresha Biljana Angellova nga Instituti Ekonomik e ka marrë funksionin e rektorit pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup.