Prindërit e viktimave në diskotekën “Pulse” kërkuan ndërprerje të procedurës së zgjatur
Në seancën e sotme për zjarrin në diskotekë “Puls” në Koçan, mbrojtja e të pandehurve u bëri një sërë pyetjesh ekspertëve, profesor Goran Markovski dhe profesor Dushica Angjelkoviq, në lidhje me statusin urban të objektit, raporton MIA.
Avokati i ish-kryetarit të Komunës së Koçanit, Lupço Papazov, e pyeti profesor Markovskin nëse Ligji për Ndërtim përmban një përkufizim për “ndërtesë gastronomik”, të cilës Markovski iu përgjigj se kjo kategori nuk dallohet konkretisht në Ligjin për Ndërtim dhe se pyetja i referohet më shumë Ligjit për Urbanizëm. Profesor Dushica Angjelkoviq, nga ana tjetër, sqaroi se objekti është në një zonë të industrisë së lehtë dhe se kjo është certifikata e vetme urbane e paraqitur. Eksperti shpjegoi se ekipi ka punuar në bazë të një ekstrakti nga Plani i Detajuar Urbanistik, të paraqitur nga institucionet kompetente.
“Objekti në fjalë ndodhet në një zonë të industrisë së lehtë dhe biznesit të vogël. Ne nuk ishim të detyruar të analizonim të gjithë PDU-në, sepse u paraqit vetëm ekstrakti për këtë zonë”, shpjegoi eksperti.
Angjelkoviq shtoi se në PFU mund të ketë edhe zona me qëllime shërbimi ushqimor, por kjo varet nga programi i planifikimit dhe nuk ishte objekt i kësaj ekspertize.
Prindërit e viktimave të “Pulsit” kërkojnë fokus, përgjegjësi dhe ndërprerje të procedurës së zgjatur.
Rastin e udhëhiq gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.
Me përfundimin e ekspertizës ndërtimore, të përgatitur nga një ekip nga Fakulteti i Ndërtimtarisë UCM, dhe pyetjen e ekspertëve që e përgatitën atë, siç është paralajmëruar, duhet të përfundojë paraqitja e provave nga Prokuroria, pas çka mbrojtja duhet të fillojë parashtrimin e dlshmive.
Në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit ADN, humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda në historinë e re të vendit.
Numri i përgjithshëm i të akuzuarve në procesin gjyqësor është 35 persona dhe tri kompani. Mes tyre janë pronari dhe persona nga struktura e të punësuarve të diskotekës, ish-ministra të ekonomisë, ish-kryetarë të Komunës së Koçanit, inspektorë dhe zyrtarë të tjerë. Të gjithë do të gjykohen për të njëjtën vepër penale – “shkaktim të veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
- LEXO: Ekspertiza: Rikonstruimi i “Pulse” ishte i paligjshëm, objekti nuk mund të ishte kabare
- LEXO: Gjykimi për zjarrin në Koçan: Objekti në vitin 2012 u shndërrua ilegalisht në diskotekë, komuna ishte përgjegjëse për kontrollin
- LEXO: Rasti i 13 zyrtarëve të policisë të akuzuar për zjarrin në Koçan do të kalojë për shqyrtim kryesor
- LEXO: Prindërit e rastit “Pulse”: Viktimat mund të ishin shpëtuar po ta ndalte policia festën
- LEXO: Zjarri në Koçan: Pika poliuretani, që zhvillon temperaturë të lartë në kontakt me zjarrin, u gjetën në xhaketën e këngëtarit Andrej nga “DNK”