Presidentja pro-perëndimore e Moldavisë kërkon edhe një mandat presidencial

Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoftoi se do të garojë edhe për një mandat presidencial në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Sandu po ashtu i bëri thirrje Parlamentit të organizojë një referendum për pranimin e mundshëm të shtetit të saj në Bashkimin Evropian, transmeton REL.

“E ardhmja jonë është në familjen evropiane dhe është e nevojshme që ta themi qartë – i gjithë shteti – se cilën rrugë ne zgjedhim për Moldavinë”, tha ajo në një video të publikuar në Facebook më 24 dhjetor.

“I bëj thirrje Parlamentit që të iniciojë mbajtjen e një referendumi vjeshtën e ardhshme, në të cilin zëri i qytetarëve do të jetë vendimtar”, shtoi ajo.

Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoftoi se do të garojë edhe për një mandat presidencial në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Sandu po ashtu i bëri thirrje Parlamentit të organizojë një referendum për pranimin e mundshëm të shtetit të saj në Bashkimin Evropian.