Veturat e braktisura ‘pushtojnë’ edhe Tetovën, pronarët kanë afat edhe sot t’i largojnë nga hapsirat publike

Si në shumë qytete dhe komuna tjera, veturat e vjetra të braktisura kanë ‘pushtuar’ edhe hapsirat publike në Tetovë. Për këtë problem, Komuna e Tetovës njoftoi se nëse pronarët nuk i largojnë vetë, inspektorati komunal do i largojë të njëjtat, shkruan Portalb.mk.

Veturat e vjetra të braktisura gjinden gjithandej nëpër qytet në hapsira publike dhe parkingje.

Për këtë, Komuna e Tetovës njoftoi pronarët që t’i largojnë këto vetura brenda tre ditëve.

“Në të kundërtën, Inspektorati Komunal do të dalë në terren dhe do të ndërmarrë veprimet përkatëse për largimin e tyre nga hapësirat publike”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Pronarët kanë afat edhe sot t’i largojnë vet këto vetura.

Disa vetura të vjetra ndodhen edhe në parkingun e Spitalit të Tetovës.

Kujtojmë që nismë për largimin e veturave të vjetra para disa ditëve pati edhe në Komunën e Kumanovës dhe Komunën e Tearcës.