Prej të mërkurën në RMV do të ketë tarifa më të ulëta për 70 produkte, paralajmëroi ministrja e financave
Ministrja për Financa në Maqedoninë e Veriut, Gordana Dimitrieska – Kocoska ka paralajmëruar që prej 1 korrikut do të ketë tarifa doganore më të ulëta për 70 lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme, transmeton Portalb.mk.
“Nga 1 korriku 2026 do të jenë në fuqi norma më të ulëta doganore për 70 mallra që përdoren si lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme në industrinë vendore”, raportoi Ministria e Financave, duke vlerësuar se ndryshimet ligjore janë përshtatur me normat e BE-së.
Ndryshimet ligjore te Ligji për tarifat doganore u miratua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndryshimet që pritet të ndihmojnë kompanitë vendore gjatë shkëmbimit tregtar, sidomos në industrinë automobilistiket, metalpërpunuese dhe metalurgjisë.