Policia shpalosi detaje nga gjuajtja me armë në qendrën tregtare “East Gate”

Në Shkup, në orët e mesditës sot ka pasur gjuajtje me armë në qendrën tregtare “East Gate”. Policia e Maqedonisë së Veriut ka shpalosur disa detaje, transmeton Portalb.mk.

Policia është duke kryer hetime në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rastit, për çka është njoftuar edhe Prokuroria.

Raportohet që përkundër të shtënave në garazhet e qendrës tregtare, nuk ka të lënduar, ndërsa rasti është paraqitur rreth orës 16:00.

“Rreth orës 15:50 në SPB Shkup është raportuar se në garazhin e qendrës tregtare në Shkup, një person me veturë “Audi”, ka gjuajtur kah 39 vjeçari R.T. nga Shkupi, por nuk ka arritur ta godet”, sqaroi Policia, duke theksuar që nuk ka pasur të lënduar.